Zgjedhjet në Veri/ Eksperti amerikan: Mund të ndikojnë

Zgjedhjet në Veri/ Eksperti amerikan: Mund të ndikojnë

100
0
SHPËRNDAJE

Daniel Serwer, njohësi i çështjeve të Ballkanit, njëherësh profesor në Universitetin Johns Hopkins në Uashington tha: “Vendimi i serbëve nga veriu i Kosovës, të mbledhur rreth listës serbe, për të shkuar në zgjedhjet lokale mund të rifillojë dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës”

Sipas mediave serbe, serbët në veri të Kosovës e kanë kuptuar se nëse bojkotojnë zgjedhjet, atëherë ata nuk do të përfaqësohen në institucione.

Serwer sugjeron se vendimi për të marrë pjesë në zgjedhjet për institucionet në veri të Kosovës mund të ndikojë në vazhdimin e dialogut të bllokuar në mes të Beogradit dhe Prishtinës.

“Natyrisht, nëse Prishtina tani përgjigjet duke pezulluar taksën ose diçka të tillë. Mund të jetë një hap në atë drejtim dhe shpresoj shumë për këtë”, është shprehur Serwer.

Duke vijuar më tej ai thekson: “Shpresoj se ideja e shkëmbimit të territorit të jetë gjithashtu e përjashtuar deri në momentin kur të dyja palët të kthehen në tryezën e bisedimeve”.