Shembja e urës në Xhenova, reagon ambasada shqiptare në Itali

Shembja e urës në Xhenova, reagon ambasada shqiptare në Itali

188
0
SHPËRNDAJE

Një tragjedi e vërtetë ndodhi ditën e sotme në Xhenova të Italisë, ku një urë u rrëza, duke lënë nën rrënoja dhjetëra makina.

Për pasojë, 11 persona humbën jetën, në mesin e të cilëve edhe një fëmijë. Ndërkohë, raportohet edhe për të plagosur.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ambasada e Shqipërisë në Itali ka reaguar se po ndjek zhvillimet në lidhje me shembjen e urës Morandi.

Sipas ambasadës deri më tani nuk ka shqiptarë mes viktimave, ndërkohë që është vendosur dhe një numër telefoni në dispozicion.

Njoftimi i plotë:

Ambasada ndjek zhvillimet në lidhje me shembjen e urës Morandi në autostradën A10 në Genova. Qendrojmë në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur kërkesave për asistencë. Numri i kontaktit operativ është +39 0686224115.